Përvjetori i një suksesi historik: Një vit nga medalja e dytë olimpike e Distria Krasniqit në Paris NULL NULL 28.07.2025 15:40 28.07.2025 15:40 PARIS, FRANCE - JULY 28: Silver medalist Distria Krasniqi of Team Kosovo celebrates on the podium during the Women -52 kg tournament on day two of the Olympic Games Paris 2024 at Champs-de-Mars Arena on July 28, 2024 in Paris, France. (Photo by Michael Reaves/Getty Images) Sot shënohet një vit nga momenti historik kur Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e saj të dytë olimpike. Më 28 korrik 2024, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, xhudistja kosovare rrëmbeu medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kg, duke konfirmuar edhe një herë vendin e saj mes më të mirave në botë. Megjithëse e argjendtë, për shumëkënd në Kosovë kjo medalje shkëlqeu si ari, për shkak të luftës, përkushtimit dhe krenarisë që Krasniqi e shfaqi gjatë gjithë garës. Lajmin për përvjetorin e kësaj arritjeje e ka rikujtuar Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë theksuar se e argjendta e saj në Paris 2024 shkëlqente si ari