Rikthim i fuqishëm: S4MM mes dissave dhe arsyes që e largoi nga muzika (VIDEO) NULL NULL 26.07.2025 20:17 26.07.2025 20:17 Bëri bujë gjithandej me vetëm një projekt e që ishte “Medelina”. Ai, pas karantinës, u distancua nga tregu muzikor, ndonëse kishte një “fanbase” mjaft të madhe me hitet e tij. Këngët e tij ishin hite në kohën kur Semi ishte shumë aktiv në publikimin e projekteve muzikore. Shumë zhurmë, shumë aludime, e shpesh edhe llafe kafeneve qarkullonin për të. “Medelina”, si projekt, bëri bujë të madhe edhe për faktin që mes rreshtave përmendet Unikkatili. Sot, a do kishte qarë Semi për Unikkatilin? Shpesh artistët dinë të bëjnë pauza në muzikë, e ka edhe prej atyre që “harxhohen” e nuk kanë më çka t’i ofrojnë publikut. Në momentin që Semi doli në skenë, shumë artistë të rinj asokohe nisën t’i dërgonin selame përmes rrjeteve sociale – e ndoshta edhe në disa prej këngëve të tyre. Sot që po flasim, a ka Semi marrëdhënie të mira me personat që dikur nuk lanë sharje pa ia drejtuar? Edhe pse u tërhoq për një kohë nga skena, S4MM dëshmon se ende ka shumë për të thënë – si në muzikë, ashtu edhe jashtë saj. Me një rikthim që po pritet me kureshtje, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë artisti nga Tetova në kapitullin e radhës të karrierës së tij.