Sejdiu i bindur: Kurti nuk është i interesuar ta themelojë asnjë institucion (VIDEO) NULL NULL 23.07.2025 21:17 23.07.2025 21:17 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dje përmes një konference për media ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me atë se si do të ecët tutje në zhbllokimin e situatës politike në vend. Kjo temë u diskutua sonte edhe në edicionin më të ri të emisionit Rubikon. Lidhur me këtë, analisti politik Dardan Sejdiu, tha pati kritika për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila edhe i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se është thellësisht i bindur që lideri i këtij subjekti, ” Albin Kurti, nuk është i interesuar ta themelojë asnjë institucion në këtë Republikë”.