Zotohet Selmanaj: Nëse nuk i realizoj premtimet largohem nga politika (VIDEO) NULL NULL 23.07.2025 18:40 23.07.2025 18:40 Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka folur rreth synimeve gjatë mandatit të tij nëse arrijnë të zgjedhet në këtë pozitë. Në emisionin DPT te Fidani, Selmanaj shpalosi idetë e tij për të cilat do të angazhohet. Por, ai shprehu shqetësimin e tij se në këtë kohë ka shumë mosbesim mes nesh. “Ne kemi filluar mos me i besu njëri tjetrit për kurrgjë. Ne kemi filluar që të mos ju besojmë as anëtarëve të familjes, as vëllezërve dhe as motrave e lërë më partive politike. Ne kemi instaluar një hipokrizi të llojit të vet që uroj të merr fund. Ne duhet ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin”, tha Selmanaj në Klan Kosova. “Por, unë nuk kam mundësi të tjera. Unë po ju them njerëzve “Mbamëni për fjale”. Dhe nëse nuk e bëj këtë, besomëni jam në gjendje ta lë në gjysmë të mandatit dhe t’ju kërkojmë falje për premtimet boshe që ju kam dhënë dhe largohem nga politika”, deklaroi ai.