Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

NULL NULL
23.07.2025 08:47
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrahur një person tjetër më 11 korrik të këtij viti.

Rasti, i cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, raportohet të ketë ndodhur në Obiliq pak minuta para mesnatës (23:53).

“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme