Ndalohet ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë, shkak deklarata fyese ndaj UÇK-së NULL NULL 18.07.2025 21:22 18.07.2025 21:22 Ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Igor Popoviq, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet në stacion për procedura të mëtejshme, raporton RTK duke u thirrur në konfirmim nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve, arrestimi i Popoviq ka të bëjë me një deklaratë të tij të mbajtur në Rahovec, ku ai ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë organizatë terroriste dhe duke krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu, në këtë deklaratë ai ka akuzuar institucionet ndërkombëtare për “dështim në drejtësi”, duke pretenduar se “autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë”.