Aksioni kundër spiunazhit: Në shtëpinë e Bojan Jevtiqit u gjetën dokumente konfidenciale, para dhe armë NULL NULL 17.07.2025 15:15 17.07.2025 15:15 Bojan Jevtiq, është togeri i policisë së Kosovës i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh në aksionin e Prokurorisë Speciale, Inspektoratit Policor dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Jevtiq u ndalua për 48 orë. Lidhur me këtë operacion policor, detaje përmes një komunikate të përbashkët kanë dhënë PSRK dhe IPK. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda afatit ligjor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.