“Maratonisti më i vjetër në botë”, vdes në një aksident rrugor në Indi NULL NULL 15.07.2025 19:26 15.07.2025 19:26 Foto: Mint via Getty Images Fauja Singh, që besohet të jetë vrapuesi më i vjetër i distancave të gjata në botë, ka vdekur në një aksident rrugor në Indi në moshën 114 vjeç, thotë biografi i tij. Singh, një shtetas britanik i lindur në Indi, i njohur me nofkën “Tornado me Turban”, u vra të hënën kur u godit nga një automjet në distriktin Jalandhar të shtetit Punjab, raporton “AlJazeera”, transmeton Klankosova.tv. Singh u bë një sensacion ndërkombëtar pasi filloi të vraponte në distanca të gjata në moshën e pjekur 89 vjeç, pas vdekjes së gruas dhe njërit prej djemve të tij. Ai u frymëzua duke parë maratona në televizion. Ai nuk kishte certifikatë lindjeje, por familja e tij tha se ai kishte lindur më 1 prill 1911. Ai vrapoi maratona të plota (42 km ose 26 milje) deri në moshën 100 vjeç. Singh vrapoi në garën e tij të fundit kur ishte 101 vjeç. Ishte një garë 10 km (6 milje) në Maratonën e Hong Kongut 2013, ku ai përfundoi në një orë, 32 minuta dhe 28 sekonda.