Meloni: BE-ja të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit NULL NULL 15.07.2025 18:21 15.07.2025 18:21 Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit në bllok. Këtë kërkesë, Meloni e bëri gjatë takimit që pati me kancelarin austriak, Christian Stocker, në ndërtesën e Këshillit të Ministrave në Romë, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, transmeton Klankosova.tv. “Procesi i pranimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian, të cilin unë e quaj ribashkim të BE-së, është qenësor, veçanërisht në këto kohë komplekse në të cilat po jetojmë”. “Dhe mendoj se Evropa duhet të përshpejtojë duke dhënë sinjale konkrete ndaj vendeve që po e bëjnë më të mirën për t’u bërë pjesë e familjes sonë”, deklaroi Meloni në këtë takim. /Klankosova.tv