Një person gjendet i vdekur në një rrugë të Prizrenit, policia nis hetimet NULL NULL 11.07.2025 09:37 11.07.2025 09:37 Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Kaçaniku” në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, transmeton Klankosova.tv “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet më tej në raport, transmeton Klankosova.tv.