Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shoferi i kamionit që filmoi aksidentin me makinë të Diogo Jotas kundërshton raportin e policisë

NULL NULL
10.07.2025 17:48

Shoferi i kamionit Jose Azevedo, i cili thuhet se filmoi aksidentin me makinë ku vdiqën Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva ka kundërshtuar pretendimet e bëra në një raport të fundit të policisë.

Të martën, një raport i ri nga policia spanjolle pohoi se Jota ishte shoferi i makinës dhe se Lamborghini kishte  qenë mbi shpejtësinë e lejuar kur i shpërtheu goma.

Megjithatë, Jose Azevedo që po udhëtonte në të njëjtën rrugë kur ndodhi aksidenti tragjik ka kundërshtuar pretendimet se automjeti i Jotës ishte mbi shpejtësinë e lejuar, transmeton Klankosova.tv

“E filmova, u ndala, u përpoqa të ndihmoja, por për fat të keq, nuk munda të bëja asgjë. Kam ndërgjegje të pastër. E di çfarë përjetova atë natë sepse nuk e dija se kush ishte brenda. Ngushëllimet e mia familjes”, u shpreh ai.

Liverpool Football Star Diogo Jota Dies in High-Speed Lamborghini Crash

Diogo Jota's identity confirmed by key evidence found at crash site |  Football | Sport | Express.co.uk

“Unë ngas në këtë rrugë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë, e di se çfarë rruge është, dhe është e pavlerë.”

Ndërkohë, gazeta spanjolle MARCA deklaroi se një shofer tjetër kamioni pretendoi se ishte tejkaluar nga automjeti i Jotës pesë minuta para përplasjes, duke thënë se makina po udhëtonte me ‘shpejtësi mesatare’.

Javën e kaluar, bota e futbollit u trondit thellë pasi doli lajmi se ylli i Liverpoolit, Jota, dhe vëllai i tij, Andre, kishin humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me makinë.

Aksidenti ndodhi në provincën spanjolle të Zamorës dhe, sipas një deklarate të lëshuar nga autoritetet lokale , Jota dhe Andre po udhëtonin në një Lamborghini i cili u përfshi nga flakët pasi doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome.

Që nga vdekja e Jotës, lojtarët e Liverpoolit dhe komuniteti i gjerë i futbollit kanë shprehur ngushëllime për të. /Klankosova.tv

Tributes at Anfield Stadium, home of Liverpool, in memory of Diogo Jota who has died at the age of 28.

 

lajme të ngjashme