Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo NULL NULL 09.07.2025 17:55 09.07.2025 17:55 Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitare ka bërë të ditur se është hapur qarkullimi në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë. Në njoftimin thuhet se ende është i mbyllur Terminali Doganor. “Ju informojmë se është hapur kufiri për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave”. “Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.