Siguria në vend e në Kuvend, Fadil Hadërgjonaj sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 07.07.2025 16:14 07.07.2025 16:14 Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj. Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për alarmin e rrejshëm për bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën e 5 gushtit, si dhe për sigurinë në vendin tonë. Gjithashtu me Hadërgjonajn, do të diskutojmë edhe për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe për bllokadën institucionale. Sa janë të sigurta institucionet e Kosovës? Si duhet të trajtohen alarmet për mjet shpërthyes? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë