Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamje nga vendi ku vdiq i riu në Lipjan (FOTO)

NULL NULL
07.07.2025 12:27
Vendi ku vdiq i riu në Lipjan

Agon Zejnullahu është i riu që vdiq në orët e para të së hënës në Lipjan.

Sipas policisë, viktima dyshohej se ishte në gjendje të dehur, derisa po sulmonte edhe kalimtarë e automjete në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Klankosova.tv po ashtu tha se njësitet policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë viktimës.

Megjithëse, sipas Borovcit, përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte vdekur.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë.  Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda.  Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci për Klankosova.tv.

Aktualisht policia po vijon hetimet  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sakaq, më poshtë gjeni pamje nga vendi ku vdiq Agon Zejnullahu:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.