Dramë në fund por Reali e eliminon Dortmundin, në gjysmëfinale takohet me PSG-në NULL NULL 06.07.2025 00:00 06.07.2025 00:00 Mbappe. Foto: Arkiv Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi e mposhti Dortmundin në çerekfinale me rezultat 2-0. Golin e parë në takim e shënoi Gonzalo Garcia në minutën e 10-të të takimit, pas një asistimi të Arda Gulerit. Ndërsa vetëm 10 minuta më vonë, Fran Garcia realizoi për rezultatin e pjesës së parë të ndeshjes, njofton Klankosova.tv. Në fund të ballafaqimit u shënuan edhe dy gola, ku Dortmundi ngushtoi epërsinë në minutën e 93-të, me anë të Beier, por vetëm një minutë më vonë, Mbappe shënoi super gol për 3-1. Kur të gjithë menduan që rezultati final u vendos me golin e Mbappes, në minutën e 95-të u akordua penallti për Dortmundin, ku i saktë u tregua Guirassy Gjysmëfinalja do të jetë e zjarrtë, pasi Reali do të takohet me kampionin e Evropës, Paris Saint-Germain, të cilët sot e eliminuan Bayernin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 6 orë më parë