Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit NULL NULL 05.07.2025 14:30 05.07.2025 14:30 Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëv Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, me të cilët diskutoi për sfidat aktuale në sistemin shëndetësor dhe nevojën për fuqizimin e të drejtave të pacientëve në vend. Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, në takim Osmani theksoi rëndësinë e ngritjes së vetëdijes publike për të drejtat e pacientëve, si dhe nevojën për përmirësimin e qasjes në shërbime cilësore, transparente dhe të barabarta shëndetësore për të gjithë qytetarët, transmeton Klankosova.tv. Më tej, sipas njoftimit, Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për një sistem shëndetësor që vendos pacientin në qendër të vëmendjes dhe garanton trajtim dinjitoz për çdo qytetar, pa dallim. Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, sipas presidentes është një indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik dhe etik të shtetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë