Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarmi për bombë në Kuvend rezulton i rrejshëm

NULL NULL
05.07.2025 14:27

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Ai ka thënë se në lidhje me këtë është pranuar një thirrje telefonike, ku një person ka folur me aksent siç është shprehur ai “nga shtetet jo mike”, përcjell Klankosova.tv.

“Të gjitha njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën e vet dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përketë rezultateve nga vendi i ngjarjes”.

“Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përketë prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne menojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, është shprehur ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.