Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse NULL NULL 05.07.2025 14:10 05.07.2025 14:10 Analisti Vehbi Kajtazi. Gazetari Vehbi Kajtazi e ka quajtur inskenim ngjarjen e sotme në Kuvend, ku deputetët u larguan nga ndërtesa për shkak të një alarmi se ka një mjet shpërhtyes. “Qe pse ky filmi i sotem ne Kuvend eshte inskenim: E para, nese mesazhi per shperthim bombe do te ishte serioz, atehere perimetri i sigurise do te duhet ta perfshinte edhe objektin e Qeverise dhe ndertesave perreth”, ka shkruar Kajtazi në Facebook. “E dyta, kush e vleresoi se çfare bombe mund te jete ajo? Sa do te ishin permasat e nje shperthimi te mundshem?” “E treta, kush i garantoi deputetet e Vetevendosjes se ne ndertesen e Qeverise jane te sigurt? Kush e vleresoi bomben se nese shperthen, nuk shkakton deme ne ndertesen e Qeverise qe eshte ngjitur me ate te Kuvendit? “, ka shkruar Kajtazi në Facebook. “Leni keta filma te nderuar!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë