Zjarri në majën e Goleshit ende aktiv – terreni i paqasshëm për zjarrfikësit NULL NULL 05.07.2025 09:03 05.07.2025 09:03 Zjarri që kaploi majën e Goleshit të premten, është duke vazhduar edhe sot. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi. Ai tha se terreni është shumë i vështirë dhe pa qasje për automjetet e zjarrfikësve. “Zjarri është aktiv ende, dhe është sipërfaqe e madhe e përfshirë nga zjarri. Terreni është i vështirë dhe pa qasje të automjeteve të zjarrfikësve. Vende-vende është i paqasshëm për zjarrfikësit”, tha Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë