Merr flakë një njehsor i rrymës në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë NULL NULL 04.07.2025 17:17 04.07.2025 17:17 Një njehsor i energjikë elektrike ka marr flakë këtë pasdite në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, zonë e njohur si “Kafet e Vogla”. Rastin për Klankosova.tv e konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ku u bë e ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga atje për Klankosova.tv thanë se nuk ka persona të lënduar nga ky incident. Ndërkaq, komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha për Klankosova.tv se fillimisht një kabllo e rrymës së gjeneratorit ka pasur problem ku dhe ka shpërthyer zjarri. “Zjarri ka qenë i vogël dhe është lokalizuar nga punëtorët e lokalit, sakaq zjarrfikësit e kanë shuar në total”, u shpreh Gashi.