“Me një grusht në faqe” – prizrenasi pretendon se u sulmua në market nga një i mitur (VIDEO) NULL NULL 03.07.2025 09:35 03.07.2025 09:35 Me një grusht në faqe, Pranver Asllani nga Zhuri i Prizrenit pretendon se u sulmua. Në një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai deklaroi se është sulmuar fizikisht nga një i mitur, për shkak të fjalëve të përhapura në fshat. Sipas tij, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie, transmeton Klankosova.tv. “Dje, faktikisht rreth orës 17:00 ose 18:00, shkova në market. Kur u futa në market, një djalë i mitur më sulmoi me një grusht në faqe. Para se të më sulmonte, unë insistova me respekt ta largoj, meqenëse e kam pasur edhe bashkëfshatar. E pyeta pse po vjen këtu. Më tha: ‘Pse ke fol për mu?’. I thashë: ‘Ku i ke dëgju këto sene?’. Më tha: ‘Po i dëgjoj në fshat’. I thashë: ‘Mos se jemi bashkëfshatarë’”, deklaroi Asllani. Sipas tij, arsyeja e sulmit ishte se “thuhet që unë kam folur për të”. Ai tha se i mituri e kishte kërcënuar edhe para tre ditësh, por që nuk e kishte lajmëruar rastin në polici. “Ky më ka kërcënuar edhe para tre dite dhe nuk e kam lajmëruar rastin në polici, por dje u sulmova fizikisht”, theksoi ai. “Unë dyshoj se prapa dikujt është dikush tjetër qëshantazhon”, shtoi tutje Asllani, përcjell Klankosova.tv. Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 2 orë më parë