Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ansambli Vokal i ReMusica me koncert në Holandë

NULL NULL
03.07.2025 08:22

Ansambli i festivalit ReMusica – ReVocal Ensemble do të mbajë koncert në Holandë, në kuadër të Festivalit më të madh Evropian tè muzikës klasike në natyrë “Wonderfeel”, që fillon më 4-6 korrik 2025.

ReVocal Ensemble, me dirigjent Rafet Rudi do të japin koncertin e tyre para audiencës holandeze, në festivalin më të madh Evropian te muzikës klasike në natyrë, me mbi 100 shfaqje nga më shumë se 500 muzikantë, dhe rreth 10,000 vizitorë gjatë 3 ditëve.

Koncerti është pjesë e Festivalit Wonderfeel ku fokus këtë vit ka muziken dhe artistët nga Balkani – program i kuruar nga Donika Rudi , kompozitore dhe drejtoreshë e Festivalit ReMusica, Margareta Ferek-Petric Ferek Petric, kompozitorja dhe ish drejtoresha e Festivalit Music Zagreb Biennale dhe Haris Pasovic , drejtor i Festivalit Sarajevo Fest –Arts and Politics.

Përveç ReVocal Ensemble në këtë festival do të marrin pjesë artistë të shquar si Jeanine De Bique, Petrit Ceku, Radio Philharmonic Orchestra, Julien Libeer dhe shumë emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.