Varroset sot 16-vjeçari që vdiq në aksident në Treboviq të Pejës (VIDEO) NULL NULL 03.07.2025 08:16 03.07.2025 08:16 Si pasojë e një vetaksidenti që ngjau në mesnatën e sotme në Treboviq të Pejës, një person nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar. Klankosova.tv mësoi se viktima që humbi jetën është i riu, Metlind Neziri, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot në varrezat e vendlindjes, raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Dy të lënduarit tjerë fillimisht janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës dhe më pas janë dërguar për në QKUK, ku dhe po vazhdon trajtimi i tyre./Klankosova.tv. Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 1 orë më parë