Përplasja me Ramën, Dërguti: Sjellja e Kurtit, arrogante si zakonisht (VIDEO) NULL NULL 30.06.2025 22:15 30.06.2025 22:15 Analistja Aida Dërguti e ka komentuar përplasjen në mes të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, sot gjatë përurimit të një çerdheje në Bardhosh. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Dërguti tha se mënyra e sjelljes së deputetit Kurti, ishte arrogante si zakonisht. “Ndonëse gjatë këtyre katër viteve nuk është lavdëruar shumë nga qytetarët edhe performanca e kryetarit të Prishtinës për shumë çështje, mënyra e sjelljes së deputeti Kurti, sepse nuk ka mandat as të kryeministrit është arrogante si zakonisht. Çka do të ndodhë më vonë nuk e di”. “Ai ishte brenda natyrës së tij në këtë moment”, deklaroi analistja, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025