Vdes një 66-vjeçar në Berat, u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese NULL NULL 30.06.2025 18:41 30.06.2025 18:41 Policia e Shqipërisë. Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Berat. Sipas policisë, viktima dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, derisa nuk arriti të iu bëjë ballë plagëve të marra dhe ka vdekur në spital, transmeton Klankosova.tv. “Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ku dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftim. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.