Katër të arrestuar pas një vjedhjeje në një bazë ajrore britanike NULL NULL 27.06.2025 13:25 27.06.2025 13:25 Baza ajrore britanike “RAF Brize Norton”. Policia kundër terrorizmit ka arrestuar katër persona pasi disa avionë ushtarakë u spërkatën me bojë gjatë një ndërhyrjeje të paligjshme në bazën ajrore britanike “RAF Brize Norton”, në një incident që u mor përsipër nga një grup pro-palestinez. Policia ka arrestuar një grua 29-vjeçare dhe dy burra, njëri i moshës 36 dhe tjetri 24-vjeçar, të dy nga Londra, me akuza për terrorizëm. Një grua 41-vjeçare, pa vendbanim të caktuar, u arrestua me dyshimin për ndihmë ndaj një shkelësi. Të dyshuarit e moshës 24, 29 dhe 36 vjeç dyshohen për “kryerje, përgatitje ose nxitje të akteve të terrorizmit”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Arrestimet u kryen në Newbury, Berkshire dhe të gjithë të dyshuarit kanë mbetur në paraburgim. Policia antiterroriste nuk dha detaje të mëtejshme rreth individëve që kishte arrestuar, as lidhjen e tyre të dyshuar me incidentin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklisti dhe një biçiklisti 20 minuta më parë
Kosova Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar 40 minuta më parë