Limaj: Jemi vonuar – të ulemi e të dalim me marrëveshje politike NULL NULL 25.06.2025 11:28 25.06.2025 11:28 Pas seancës së 37-të të dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para mediave. Limaj theksoi se vendi po hyn në një fazë të rrezikshme për shkak të mosveprimit dhe se është urgjente që partitë të lënë mënjanë kalkulimet e të ulen për të arritur një marrëveshje, njofton Klankosova.tv. “Dalëngadalë duhet të largohemi nga kalkulimet dhe lojërat me fjalë. Duhet të përqendrohemi, sepse përndryshe nuk do ta përmbushim atë që pret qytetari i Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës. Jemi shumë të vonuar. Duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politike”, deklaroi Limaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë