Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot ndahen tri çmimet “Teki Dervishi” (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 09:17

Takimi letrar “Teki Dervishi” mbahet sot në Prishtinë, ku do të ndahen tri çmime që mbajnë emrin e shkrimtarit dhe intelektualit të njohur, Teki Dervishi.

Ceremonia do të zhvillohet në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sylejmani”, duke filluar nga ora 11:00.

Këto çmime vjetore për kulturë, publicistikë dhe gazetari synojnë të nderojnë dhe të promovojnë figura të shquara në këto fusha, duke kujtuar dhe respektuar trashëgiminë e Dervishit.

Studiuesi Fehmi Çakolli, një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, foli në emisionin “Ora 7” për rëndësinë e këtyre çmimeve. Ai tregoi se data është zgjedhur  sepse përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të Teki Dervishit.

“Këto çmime kanë karakter vjetor, pra do të ndahen çdo vit”, u shpreh Cakolli.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.