12 vjet burgim për vrasjen e të riut në Fier NULL NULL 23.06.2025 23:41 23.06.2025 23:41 Gjykata ka marrë vendim në rastin e të riut Grei Bihucit, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Fierit, marsin e vitit të kaluar. Florian Muka, u dënua me 12 vjet burgim, transmeton Klankosova.tv. Muka u dënua me 18 vite, por dënimi u ul për shkak të gjykimit të shkurtuar. Mbi të rëndonte akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim, por trupi gjykues rikualifikoi veprën penale duke e gjykuar Florjan Mukën për vrasje me dashje. Ndërsa kushëriri i tij 16 vjeç Klajdi Muka u la i lirë. Ai u shpall i pafajshëm për vrasjen, por u dënu për moskallzim krimi me një vit burgim, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv. Organi i akuzës përfaqësuar nga Petrit Vukaj kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarve ku për për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin Klajdi Mukën 12 vjet burg. Ndërsa mbrojta përfaqësuar nga Ervis Goxhaj pohoi para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen, por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërsa i mituri Klajdi Muka ka deklaruar në seancë se ka qënë pranishëm, por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera. Florjan Muka dhe kushëriri i tij i mitur u akuzuan për vrasjen e Grei Bihucit me 11 mars të vitit 2024 në qendër të Fierit pas një sherri mes një grupi të rinjsh. Shkak u bë një thikë që Florjan Muka ja kishte marrë shokut të viktimës. Ditën e ngarjes Muka do t’ia kthente thikën shokut të Grei Bihucit, por pas sherrit ai e përdori për të vrarë 19 vjeçarin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërxhaliu: Lufta do të shfrytëzohet për shtrenjtim të naftës, të veprojë inspektorati 25 minuta më parë