Nënoficeri i FSK-së, çertifikohet në Mbretërinë e Bashkuar NULL NULL 23.06.2025 13:54 23.06.2025 13:54 Nënoficeri Qendrim Berisha nga Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve (International Technician Ammunition Course) në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë është përzgjedhur siç thuhet edhe si kursanti më i mirë ndërkombëtar me titullin “Comera Cup” në kuadër të studentëve ndërkombëtar nga Gana, Estonia dhe Kuvajti, njofton Klankosova.tv. “Kursi zhvillohet në tri module ku pjesëmarrësit në modulin e parë përgatiten me njohuri të përgjithshme të municioneve, duke filluar nga përbërja kimike e municioneve, prodhimi, identifikimi, njohuri për kalibra të ndryshëm deri tek mortajat, minat, raketat anti-tank si Javeline, Nlaw etj”. Moduli i dytë përfshin planifikimin dhe vendimmarrjen për ndërtimin e depove të municioneve duke u bazuar në rregulla dhe doktrina ndërkombëtare, inspektimet, si dhe llojet e transporteve ndërkufitare dhe moduli i tretë përfshin fushën praktike dhe teorike të asgjësimit të municioneve”, shkruhej tutje në njoftimin e FSK-së në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 4 orë më parë