Miku i Kosovës zgjidhet nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës NULL NULL 23.06.2025 19:21 23.06.2025 19:21 Një lajm i mrekullueshëm erdhi sot nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE). Miku i madh i Kosovës, politikani gjerman Knut Abraham, është zgjedhur nënkryetar i kësaj asambleje. Abraham po ashtu është emëruar edhe kryetar i delegacionit gjerman në këtë institucion të rëndësishëm evropian. Kjo u bë e ditur nga Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani. “Urime të përzemërta, Knut, për zgjedhjen tënde si Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), si dhe për emërimin tënd si kryetar i delegacionit gjerman në PACE – delegacioni më i madh në këtë institucion të rëndësishëm”, ka shkruar Ajeti. Emërimi i z. Abraham vjen si një njohje për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe profesionalizmin në përfaqësimin e interesave demokratike të shteteve anëtare. Ai njihet gjithashtu si mik i vërtetë dhe përkrahës i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky zhvillim përforcon edhe më shumë zërin demokratik brenda PACE dhe përfaqëson një hap pozitiv për bashkëpunimin parlamentar evropian.