Njësia A5 e TC Kosova A rikthehet në operim NULL NULL 23.06.2025 11:42 23.06.2025 11:42 Korporata Energjike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar rikthim në operim. Lidhur me këtë, KEK sqaron se shartimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes (nga ku doli tym i madh i zi), është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë. “Gjatë kësaj faze fillestare, për shkak të natyrës teknologjike të djegies – që fillimisht bëhet me naftë, e më pas, kur arrihet temperatura e nevojshme, me linjit – mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet”, njofton KEK-u përmes një komunikate për media, transmeton Klankosova.tv. Sipas KEK-ut, kjo është një dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme në të gjitha termocentralet e këtij lloji, brenda dhe jashtë vendit. “Një nga pasojat e mafisë energjetike”, thotë Bajrami për tymin e zi te Kosova A *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 4 orë më parë