Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mos dezinformo”, Bajrami i reagon Muratit për alarmin e humbjes së 90 mln eurove si shkak i bllokadës në Kuvend

NULL NULL
23.06.2025 10:56

Deputetja e betuar  e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, i cili u shfaq i ‘merakosur, se nëse Kuvendi nuk konsituohet deri në shtator, Kosova rrezikon t’i humb 90 milionë euro.

Bajrami i ka kërkuar Muratit të “mos dezinformojë”, duke thënë se bllokadën është duke e bërë Vetëvendosje.

“Hekuran, mos dezinformo! E para: Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht  rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat.  Mos provo me ju hedhë të tjerëve përgjegjësinë për krizën që ju vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni, se kot e ke”.

“E dyta: Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar, pse nuk flet për qindra miliona euro grante nga BE-ja, që vendi nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj arrogante dhe destruktive”.

“A i ke parë sot tymtarët e KEK-ut çfarë po nxjerrin? Pse nuk flet për grantin e BE-së rreth 70 milionë euro për investime në KEK, kryesisht për filtrat, mjete që nuk erdhën për shkak të masave ndeshkuese të BE-së. E keni shkatërruar këtë vend, dhe përsëri keni fytyrë të dilni publikisht me broçkulla, duke u përpjekur të shmangni përgjegjësinë për dështimet tuaja të përditshme për me tepër se katër vjet”, ka shkruar Bajrami.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.