Guri e përmend gjykimin e Haxhiut para seancës: As sot s’do ketë zgjidhje NULL NULL 23.06.2025 10:57 23.06.2025 10:57 Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri është shprehur pesimist për ndryshimin e situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës. Guri thotë se sot assesi nuk do të ndryshojë asgjë, duke përmendur kështu seancën gjyqësore për “sulmin” e bërë në parlament, e ku pjesëmarrëse është Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv. “Sot s’besoj që do të ketë zgjidhje pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit është me një seancë gjyqësore ku po gjykohet pikërisht për sulmin që ia kë bërë këtij institucioni”, u shpreh Guri. Por pas kësaj deklarate, Gurit iu bë e ditur se Haxhiu ka mbërritur në Kuvend. Derisa ai ironizoi me situatën. “A erdh a, kish shpëtu a?”, ironizoi Guri. Ai tutje shton se me këtë bllokadë politike po dëmtohet Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 5 orë më parë