“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, thotë Bajrami për tymin e zi te Kosova A NULL NULL 23.06.2025 09:45 23.06.2025 09:45 Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet tym i zi duke dalë nga termocentrali Kosova A. Ajo ka shpërndarë në rrjete sociale fotografinë që ka qarkulluar gjerësisht, duke e cilësuar si pasojë të drejtpërdrejtë të asaj që e quan “mafia energjetike”. “Një nga pasojat e mafisë energjetike”, ka shkruar Bajrami krahas fotos ku dallohet qartë ndotja e ajrit nga termocentrali. Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe analisti Avni Arifi, i cili ka drejtuar akuza të ashpra ndaj institucioneve përgjegjëse dhe qeverisë. “Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu. Kjo qeverisje po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh”, ka shkruar Arifi në Facebook, njofton Klankosova.tv. Tym i zi nga blloku Kosova A – Arifi kritikon ashpër qeverinë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 4 orë më parë