Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 00:14 23.06.2025 00:14 Foto: DrenicaOnline Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në orët e vona sonte në fshatin Poklek i ri i Drenasit. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Drenas, pesë persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Në pamjet e publikuara shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësite të policisë. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për rastin në fjalë. /Klankosova.tv Video është marrë nga portali DrenicaOnline. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.