ShBA-ja godet centralet bërthamore të Iranit, thotë Trump NULL NULL 22.06.2025 02:14 22.06.2025 02:14 Presidenti amerikan, Donald Trump, 5 qershor, 2025. Foto: AP Donald Trump tha se ShBA-ja ka përfunduar sulmet në tre centrale bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. “Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit”, shkroi ai në Truth Social. Trump shtoi se një “ngarkesë e plotë bombash” u hodh në Fordo dhe të gjithë aeroplanët ishin në rrugën e tyre për t’u kthyer në ShBA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.