Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë NULL NULL 20.06.2025 23:38 20.06.2025 23:38 Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla, ka folur mbi situatën e krijuar së fundi, ku nga KESCO është paralajmëruar se KEK-u nuk do të prodhojë asnjë megavat rrymë. Syla tha se duhet të shihet realisht se si është gjendja e kapaciteteve prodhuese energjetike, pasi tha se ato mund të lëvizin varësisht prej kërkesës për energji elektrike. “Edhe nga ana e KEDS-it mund të jetë një gabim në interpretim dhe mund të jetë deklaratë e ngutshme pasi nuk është një kompani e zakonshme, por është kompani që ka përgjegjësi të madhe në këtë aspekt”. “Është absurde në qoftë se është lëshuar një gabim i tillë nga ana e zyrtarëve, qoftë të KEK-ut, qoftë të KEDS-it që të provohet një masë e tillë e qytetarëve me qëllim që të dilet me reagim apo analizë nga ana e gazetarëve”, tha Syla në Edicionin Special në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se duhet pritur nga zyrtarët e KEK-ut dhe KEDS-it për ndonjë njoftim nesër në mëngjes për të parë se cilat do të jenë kapacitet prodhuese dhe niveli i konsumit të energjisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 12 orë më parë