Përfshihen nga zjarri disa vetura në lagjen “Bregu i Diellit” NULL NULL 20.06.2025 22:42 20.06.2025 22:42 Foto: Ilustruese Disa makina janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Ilir Durimishi” në Prishtinë. Rastin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve, derisa nuk u bë e ditur nëse ka ndonjë person të lënduar nga ky rast. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe po mundohen të shuajnë flakët. Klankosova.tv ka kontaktuar dhe me policinë për detaje më të hollësishme, por që të njëjtit nuk janë deklaruar ende.