Miftaraj: Ministre Rizvanolli nëse ka mungesë të prodhimit të rrymës, nesër ofroje dorëheqjen NULL NULL 20.06.2025 14:36 20.06.2025 14:36 Ehat Miftaraj Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një deklaratë të KESCO-së, ku thuhet se do të ketë mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Miftaraj, për këtë deklaratë, ka thënë se kjo është një gjë shumë e keqe për kosovarët. “Lajm tepër i keq për qytetaret. Parajse financiare për tregtarët e rrymës nga pushteti”, u shpreh i njëjti. Poashtu, ai kërkoi nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të japë dorëheqje. “Ministre Rizvanolli nëse kjo ndodh, nesër ne ora 8 në mëngjes ofrimi i dorëheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etike dhe integritet”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 1 orë më parë