AGK i bashkohet organizatave ndërkombëtare, dënon fushatën ngacmuese të Mentor Llugaliut ndaj Flutura Kusarit NULL NULL 20.06.2025 11:11 20.06.2025 11:11 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i është bashkuar organizatave ndërkombëtare të platformës “Media Freedom Rapid Response (MFRR)”, ECPMF-së dhe organizatave lidere të lirisë së medias, për të dënuar fushatën e vazhdueshme ngacmuese nga Mentor Llugaliu, kundër juristes së medias dhe aktivistes, Flutura Kusari. Siç thuhet në reagimin e AGK-së, fushata ndaj Kusarit ka prekur edhe anëtarët e familjes së ngushtë të saj “Zonja Kusari ka paraqitur një kallëzim penal në mars të këtij viti në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për shkak të një fushate të vazhdueshme të ngacmimit dhe frikësimit online të Llugaliut, një përkrahës publik i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje”. “Fushata me terma denigrues, që pos saj ka targetuar edhe anëtarë të familjes së ngushtë, ka ndodhur si hakmarrje për shkak të aktivizmit të zonjës Kusari në fushën e medias dhe të të drejtave të njeriut. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ofron përkrahje të parezervë zonjës Kusari në kërkesën e saj për drejtësi, dhe i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe kreut të saj, Zenjullah Gashi që të bëjnë një hetim të gjerë dhe të pavarur në këtë rast”. “Instituti i Kosovës për Drejtësi, që e ka ndihmuar zonjën Kusari për përgatitjen e kallëzimit penal kundër të pandehurit Llugaliu, ka konstatuar se “bazuar në vendime të tjera që kanë të bëjnë me veprën penale të ngacmimit, ky është një nga rastet më të rënda dhe më të mëdha të ngacmimit online ndaj një aktivisteje grua në Kosovë.” “Prokuroria Themelore e Prishtinë e ka mundësinë që me veprimet e veta të japë shembull që ngacmimi dhe intimidimi ndaj grave në Kosovë për shkak të punës së tyre, nuk mund të lejohet”, thotë AGK, transmeton Klankosova.tv. Flutura Kusari me kallëzim penal ndaj Mentor LLugaliut për ngacmim online *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 20 orë më parë