Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamiti: Kosova në paralizë shoqërore, ekonomike e politike – kjo është qeveria më e korruptuar (VIDEO)

NULL NULL
18.06.2025 23:32

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova është shprehur se me këtë udhëheqje, Kosova është në paralizë shoqërore, ekonomike e politike.

Ai gjithashtu u shpreh se kjo është qeveria më e korruptuar që, sipas tij e ka pasur Kosova në këto vite, përcjell Klankosova.tv.

“Me këtë udhëheqje Kosova është në paralizë shoqërore, në stagnim ekonomik, në paralizë politike, nën sanksione të BE-së u tha se e kemi në ADN partneritetin me ShBA-në, me BE-në, po e kemi pasur, por a po e mbajmë? Ne jemi të sanksionuar nga Bashkësia Ndërkombëtare tash e dy vjet” .

“Kjo është Qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova në këto vite, pa asnjë dyshim, nën sanksione, me korrupsion, në paralizë shoqërore, ekonomike, politike, kjo është gjendja e Kosovës”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.