Krasniqi vlerëson punën e ish-kreut të GjND-së që legjitimoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës NULL NULL 18.06.2025 22:53 18.06.2025 22:53 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, me rastin e vizitës së profesorit Hisashi Owada, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga UP. Owadës iu dha titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës për kontributin e tij akademik si dhe angazhimin në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe promovimin e paqes. “Kryetari Krasniqi vlerësoi lartë angazhimin e profesorit Owada në shërbim të drejtësisë, duke e cilësuar atë si një personalitet të shquar me përkushtim të jashtëzakonshëm në këtë fushë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Profesori Owada ka qenë kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, kur kjo gjykatë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025