Osmani: Aleanca me ShBA-në, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë NULL NULL 18.06.2025 15:10 18.06.2025 15:10 Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, iu drejtua studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd për të folur mbi prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Në fjalimin e saj, e para e vendit theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj integrimit euroatlantik. Ajo theksoi se Kosova është e vendosur të bëhet pjesë e plotë e familjes së shteteve euroatlantike dhe se aleanca me ShBA-në, Bashkimin Evropian dhe partneriteti me aleatët e NATO-s përbëjnë shtylla të qëndrueshmërisë rajonale dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e hapësirës euroatlantike. Në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Qendrore, presidentja u ndal te roli i arsimit si urë lidhëse mes kombeve dhe si themel për bashkëpunim afatgjatë. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që studentët nga Kosova kanë marrë ndër vite nga Universiteti Eötvös Loránd dhe nga institucionet hungareze. Duke vënë në pah dimensionin historik të marrëdhënieve shqiptaro-hungareze, Osmani solli në vëmendje kontributin e dy figurave emblemë – Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janos Hunyadi: “Në shekullin XV, shqiptarët dhe hungarezët qëndruan krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian. Ishte një aleancë mbi vlera shpirtërore, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria, identiteti dhe dinjiteti. Sot, në një Evropë që po ndryshon, ky trashëgim frymëzues na udhëzon për të ndërtuar partneritete që reflektojnë vizionin e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të bashkuar”. “Presidentja theksoi gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë kanë potencial të madh për t’u thelluar në fusha si energjia e ripërtrishme, turizmi, teknologjia dhe arsimi, duke nënvizuar se përparimi i qëndrueshëm ndërtohet mbi investimin në rini dhe në krijimin e urave të mirëkuptimit ndërkulturor”, ka thënë presidentja, sipas njoftimit, raporton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025