Pas raportimit të Klankosova.tv, largohet deponia e mbeturinave në Fushë Kosovë (FOTO) NULL NULL 18.06.2025 14:41 18.06.2025 14:41 Komuna e Fushë Kosovës, ka reaguar pas raportimit të Klankosova.tv duke larguar deponinë e mbeturinave afër stadiumit dhe stacionit policor në këtë qytet. Ndotja e ambientit në këtë pjesë kishte shqetësuar tej mase banorët e kësaj zone, duke kërkuar intervenimin e pushtetit lokal për ta pastruar atë pjesë. Mbeturinat ishin hedhur për disa muaj në këto dy vende, por nuk kishin marrë trajtimin e duhur. Derisa nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Fushë Kosovës, kanë deklaruar për Klankosova.tv se këto mbeturina po krijohen në pika ilegale. Sipas kësaj drejtorie, po punohet me kapacitetet maksimale për largimin e mbeturinave edhe në pjesë tjera të këtij qyteti./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025