Policia deklarohet për sulmin para gjykatës në Suharekë: Rasti po hetohet NULL NULL 18.06.2025 12:48 18.06.2025 12:48 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e degës së gjykatës në Suharekë, ku një person ka sulmuar fizikisht një tjetër me një mjet të fortë, teksa të dy ishin palë në një seancë gjyqësore. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se rasti është duke u hetuar. “Policia është në vendngjarje dhe ka filluar hetimet”, ka deklaruar Bytyçi. Sipas informacioneve të para që ka siguruar Klankosova.tv, i dyshuari është person me precedentë të mëparshëm dhe tashmë është në kërkim nga policia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 1 orë më parë