Aksidentohet vetura me motoçikletën, lëndohet një person NULL NULL 18.06.2025 12:09 18.06.2025 12:09 Aksident motoçikleta, fotoilustrim Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Pejë. Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, njofton Klankosova.tv. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se viktima është dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugen ‘ Papa Klementi’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lendime trupore i njejti ka pranuar tretman mjekësor”, tha Rugova për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 minuta më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 3 orë më parë