Kapet kokainë në Prishtinë, bastiset shtëpia e të dyshuarit NULL NULL 18.06.2025 10:03 18.06.2025 10:03 Njësiti nga Drejtoria për hetimin e narkotikëve në Prishtinë ka pasur substancë narkotike të llojit kokainë në veturën e një personi të dyshuar. Sipas njoftimit nga policia, gjatë kontrollit, është kapur kokainë me peshë 0.4 gramë, para të gatshme 380 euro dhe një telefon. Poashtu bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe më pas, me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij. Aty janë gjetur dhe konfiskuar edhe 45.6 gram substancë narkotike e llojit kokainë, një armë me dy karikatorë, 9 fishekë të kal. 9 mm, 8 fishekë të kal. 7.65 , një peshore digjitale, një DVR i kamerave të sigurisë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 1 orë më parë