Irani mund ta sulmojë i pari SHBA-në dhe ta detyrojë të hyjë në luftë – thotë ish-ambasadori izraelit NULL NULL 18.06.2025 09:22 18.06.2025 09:22 Një ish-ambasador izraelit në SHBA thotë se ka frikë se Irani do ta detyrojë Uashingtonin të ndërhyjë duke sulmuar një anije ose bazë amerikane për ta tërhequr atë në luftë. Michael Oren thotë se ka disa në Shtëpinë e Bardhë që nuk duan ta shohin SHBA-në të hyjë në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme. “[Sulmi i Iranit ndaj SHBA-së i pari do të] rriste presionin mbi Trumpin brenda Shtëpisë së tij të Bardhë, dhe presidenti Trump do të bënte presion mbi Izraelin” që më pas të negociojë një fund të luftimeve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv “Kështu mund të mendojnë iranianët,” thotë Oren. “Është një frikë që kam.” Oren thotë se Izraeli duhet të vazhdojë sulmet dhe shton se tani nuk është koha për një armëpushim, siç kanë sugjeruar disa në SHBA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjykata me detaje për sulmin brutal në Suharekë: Mjeti i fortë ishte në çantën e të dyshuarit 24 minuta më parë