Anulohen fluturimet në Bali pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi NULL NULL 18.06.2025 09:03 18.06.2025 09:03 Disa fluturime për në dhe nga ishulli turistik indonezian i Balit, janë anuluar dhe vonuar pasi një nga vullkanet më aktivë të vendit ka shpërthyer. Mali Lewotobi Laki-Laki në ishullin Flores shpërtheu rreth orës 17:35 të martën, tha agjencia e vullkanologjisë e vendit, transmeton Klankosova.tv. Nuk raportohet për viktima deri në këto momente. Autoritetet kanë ngritur nivelin më të lartë të alarmit dhe kanë këshilluar banorët të shmangin aktivitetet brenda një rrezeje prej 7 km rreth kraterit. Air India, Air Neë Zealand, Jetstar, Juneyao Airlines, Singapore Airlines dhe Virgin Australia ishin ndër ato që kanë anuluar fluturimet për dhe nga Bali, që ndodhet në perëndim të Flores. Të dhënat e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gusti Ngurah Rai mesditën e së mërkurës treguan se mbi 20 fluturime janë anuluar për shkak të vullkanit. Disa fluturime të brendshme të AirAsia që nisen për në Flores janë anuluar gjithashtu. Vullkani me majë binjake shpërtheu disa herë në nëntor, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke detyruar mijëra të largohen. Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik si dhe tërmete./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjykata me detaje për sulmin brutal në Suharekë: Mjeti i fortë ishte në çantën e të dyshuarit 17 minuta më parë